Me kulla apo jo? Rama i jep fund dilemave për Teatrin e ri Kombëtar

Sipas tij është humbur shumë kohë për ndërtimin e një godinë të re, ndërsa i tha përgjigje edhe dyshimeve nëse Teatri do të ndërtohet mbi kolla apo jo.

Rama u shpreh se akuzat për ndërtim të kullave janë spekulime për të “ndërsyer komunitetin”.

“Më në fund zgjidhet edhe ai misteri ka kullë s’ka kullë mbi tetar. Do ndërkatet apo jo kullë në sheshuan e teatrit. Ky është Teatri ky është sheshi dhe të gjitha ato spekulime dhe shpifje për të ndërsyer komunitetin i përkasin së shkuarës. Ajo që do të mbetjet do të jetë vepra. Një vepër që unë do isha i lumtur sikur të isha bashkë me Robert Ndrenikën dhe Tinka Kurtin për ti hapur dyert, sepse këta të tjerët do ta gëzojnë”, tha Rama.

Rama u ndal edhe tek arkitekti Bjarke Ingels, të cilin teksa e konsideroi si më të shtrenjtin tha se ka bërë “pazar” me qëllim që Teatrin e ri ta ndërtojë me një kosto më të ulët.

“Dua të falenderoj edhe Bjarken, i cili le ta themi midis nesh përveçse është një nga arkitektët më të famshëm, më të admiruar është edhe një nga më të shtrenjtit. I jemi falënderues sepse e ka kuptuar sepse nuk ishte këtu vendi për të vendosur ato tarifa të frikshme që ka studioja e tij dhe mund të them që kemi bërë një pazar të mirë në këtë rast dhe i kam thëne Bjarkes, bëje këtë gjë për Shqipërinë dhe shqiptaret, që ta kesh si argument që kur të shkosh tek Shën Pjetri do të thotë, mirë mor djalë fitove gjithë ato lekë, por ndonjë gjë të mirë për njerëzit bërë, apo punove për kapitalistët dhe të pasurit. Do ti thuash shiko se kam bërë një Teatër atje në Tiranë ku kam bërë një skondo të rëndësishme”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *