Një nga çështjet kryesore pse njerëzit zgjedhin ti drejtohen psikologut është edhe tradhtia në çift. Një histori ka marrë kësaj here dhenë në Mbretërinë e Bashkuar ku një 55-vjeçare ka treguar për rubrikën “Dear Deidre” në “The Sun”, sesi i shoqi e tradhtoi teksa ishin me pushime në Spanjë, për të takuar një eskortë.
“Burri im u largua nga restoranti ku ishim me pushime për t’u takuar me një grua që e pagoi për të bërë seks. Ai ka tradhtuar dhe flirtuar me gra të tjera gjatë martesës sonë tetëvjeçare, por tradhtia e tij e fundit e çon fyerjen në një nivel tjetër. Ai është 58 vjeç dhe unë jam 55 vjeç, dhe kjo është martesa e dytë për secilin prej nesh. Një natë ishim duke ngrënë, kur befas më tha se kishte dhimbje në stomak dhe se i duhej të shkonte në dhomën e hotelit ku po qëndronim gjatë pushimeve në Spanjë.
Kur po largohej, më tha të mos nxitoja pas tij. U ndjeva si një idiote e vërtetë e ulur vetëm, por ishte një mbrëmje kaq e bukur, prandaj vendosa të bëja një shëtitje. Kur u ktheva në shtëpi ai ishte në shtrat, duke lexuar. Por kuptova gjithçka të nesërmen kur kartëvizita e një eskorteje ra nga portofoli i tij. U përpoq ta mohonte në fillim, por e dija që po gënjente. Nuk është hera e parë që jam poshtëruar.
Kam dëgjuar burra të tjerë që i bërtisnin në telefon më parë dhe mendoj se janë burrat e grave me të cilat më ka tradhtuar. Nuk ka më dashuri fizike mes nesh. Duket se flasim me njëri-tjetrin vetëm kur ai më pyet se çfarë ka për darkë. Ndihem sikur jam më shumë si një shtëpiake sesa gruaja e tij. Nuk mund të vazhdoj kështu.”
Cila ka qenë përgjigjia e psikologut? Deidre i ka këshilluar një terapi në çift dhe një përpjekje për pendesë nga i shoqi. Në të kundërt, shton ai, sa herë që të pranohet tradhtia, aq herë ai do të mendojë se kjo nuk është një problem.
Përgjigjia e Dear Deidre:
Nuk keni arsye pse të vazhdoni kështu. Ju i keni dhënë burrit tuaj kaq shumë shanse, por ai gjithmonë ju zhgënjen. Edhe pse burri juaj është plotësisht përgjegjës për zgjedhjet që bën, sa herë që ju i pranoni tradhtitë e tij, e bëni të besojë se ajo që bën nuk është një problem.
Është shumë e vështirë të rindërtosh besimin e thyer. Thuaji burrit që keni nevojë për një rishikim rrënjësor të jetës dhe marrëdhënies tuaj së bashku. Atij duhet t’i vijë keq 100 për qind. Por insistoni gjithashtu që të shkoni tek një terapist për çiftet në mënyrë që të merrni disa këshilla se si të shpëtoni marrëdhënien tuaj.
/Burimi: TheSun/ përshtati në shqip Priza.al/