Para disa javësh në nedia u bë viral një koment që avokati Spartak Ngjela la në një fotografi të Bora Zemanit.
“Bora, me lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë”, shkroi ai në një foto të moderatores në Facebook.
Ky koment i ra në sy të gjithëve dhe me shpejtësi filloi të shpërndahej e të bëhej lajm në media. Ndërkohë Bora nuk kishte reaguar, derisa u përball mbrëmjen e djeshme me avokatin Ngjela në emisionin “Top Arena”.
Ajo tha se i priti shumë mirë fjalët e tij dhe e falenderoi publikisht për komplimentat.
“Për komentin e avokatit unë në fakt nuk e dija vetë, e kam marrë vesh nga portalet. Kjo pasi ju e keni bërë atë koment në një adresë në Facebook që nuk është e imja. Megjithatë avokatin e kam bërë folloë në Instagram. Është një ndër komplimentet më të bukura që mua më kanë bërë ndonjëherë. Shumë faleminderit” – tha Bora.