Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar sot se arsimtarët nuk kanë marrë ende rrogën e muajit dhjetor. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se me lekët e tyre qeveria luan bixhoz.
Teksa ka publikuar denoncimin e një mësuesi dixhital, Kreu i PD i bën thirrje qeverisë që jo vetëm t’i japë rrogat, por të paguajë edhe kamatëvonesat.
“Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor!
Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin e fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare.
Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve perfshirë këtu kamaten për vonesën.
Lexoni denoncimin e mësuesit dixhital.
Doktorr përshëndetje! Shqetësim i madh është mos ’hedhja e rrogave të mësuesve për muajin dhjetor. Te lutem ngrije tani si shqetesim se jam me ata tani dhe duhet patjeter te nderhysh”, shkruan Berisha.