Studenti azerbajxhanas, Hussein Abdullayev, është torturuar nga trupat çeçene për ditë të tëra. Në një intervistë ai flet për kohën në robëri. Dhunë, goditje me elektroshok, ujë të ftohtë në fytyrë, këto ishin disa nga torturat që studenti ka përmendur.
I riu studionte në Universitetin e Mariupolit kur shpërtheu lufta, e në vend që të largohej ai vendosi të qëndronte dhe të ndihmonte në ndërtimin e strehimoreve për të mbrojtur civilët nga sulmet ajrore. Ai tregon se kurrë më parë nuk ka marrë pjesë në një luftë dhe nuk ja kishte idenë se si ishte një e tillë, tha aip për Media.az.
Në mes të marsit, së bashku me banorët vendas, ai vendosi të largohej nga qyteti, por pas disa postblloqeve, ata u ndaluan nga ushtarët rusë.
“Ata kontrolluan dokumentet tona dhe na thanë se duhej të zhvishnim të brendshmet.” Ushtarët donin të kontrollonin tatuazhet e të arratisurve.
Fati i keq i grupit u vendos nga një tatuazh në krahun e shoferit cili për një arsye misterioze u cilësua si i papërshtatshëm nga rusët.
“Filluan të na godasin me kondakët e pushkëve. Pak më vonë një kamion me ushtarë u tërhoq. Të gjithë mbanin maska të zeza. Na lidhën duart pas shpine, na prangosën dhe na futën në makinë,” kujton Abdullayev. Askush në grup nuk e dinte se ku po i çonin. Vetëm pas mbërritjes e kuptuan se ishin në burg.
Abdullayev thotë se ai menjëherë iu tha se ishte nga Azerbajxhani.
“Por ushtarët nuk ishin të interesuar. Unë u burgosa gjithsesi”- tregon ai.
Ai kaloi 25 ditë në burg. Në fillim komandanti iu afrua duke pretenduar se ishte ushtar
“Pa pasur asnjë provë. Më dërguan menjëherë në qeli”- shtoin 20-vjeçari.
Një orë më vonë, ushtarët u kthyen dhe e çuan në një dhomë të vogël.
“Kishte vetëm një karrige hekuri dhe një konstruksion qesharak. Ushtarët më vunë në karrige dhe më lidhën. Pastaj më bënë disa pyetj, u përpoqën të më detyronin të rrëfeja se unë isha ushtar. Ata madje thirrën një Azerbajxhanas, i cili ua konfirmoi se isha thjesht student. Por ata nuk më besuan”- tergon ai.
Pas kësaj nisën torturat e tmerrshme.
“Më lidhën një pajisje në gishtat e këmbëve dhe më bënë goditje me elektroshok në trup. Ata po vdisnin të dëgjonin se unë jam nga ushtria ukrainase. Por unë jam thjesht një student”.
Mizoritë vazhduan pa pushim. Ai sillej në dhomë tri herë në ditë, raporton Abdullayev.
“Si rregull, 10 deri në 15 persona rriheshin në të njëjtën kohë ose torturoheshin me elektroshok. Tortura me goditje elektrike zgjati 20 deri në 30 minuta dhe rrahjet zgjatën rreth një orë. Ndodhi që më ra të fikët. Ushtarët më derdhën ujë të ftohtë në fytyrë, gjë që më bëri të riktheja vetëdijen. Pas kësaj, thjesht tortura vazhdoi.”
Të burgosurit u torturuan edhe në dhoma të tjera. Studenti kujton se britmat e dhimbjes ishin “të padurueshme”.
“Ndonjëherë dëgjoja njerëzit duke bërtitur, pastaj qëlluan me armë. Ata vetëm qëlluan njerëzit. Pastaj ishte qetësi për disa sekonda”.