Me lot e përqafime, ja kush është e eleminuara e radhës nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’

Mbrëmjen e kaluar u mbajt spektakli i Big Brother VIP. Një nga pikat kryesore të natës ishte eliminimi i njërit prej banorëve të nominuar nga vota e publikut. Të nominuarat e kësaj jave ishin Einxhel Shkira, Semi Jaupaj dhe Filloreta Raçi-Fifi, kjo e fundit u largua një ditë me parë me dëshirën e saj.

Ndërsa, mbrëmë nga votat e publikut u eliminua këngëtarja, Semi Jaupaj. Ndryshe, kujtojmë që banorët janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Finalja e madhe e spektaklit Big Brother VIP pritet të mbahet në muajin janar.

Një ndër gjërat më të komentuara në Big Brother VIP, është shoqëria Semi-Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Shoqëria fillimisht e konsideruar e tepruar mes Semit dhe Donaldit fillimisht u kryqëzua si tradhëti në ditët e para ndërsa së fundmi u konsiderua se tepri nga ana e këngëtares e cila sipas banorëve të tjerë po mundohet të kontrollojë Donaldin.

Mbëmjen e djeshme, Semi Jaupaj la shtëpinë e “Big Brother” dhe ajo që e priti jasht ishte pikërisht Bora Zemani dhe shoqja tjeter e tyre të cilat u përqafuan e përlotën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *