Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbërritur në Islandë, aty ku do të mbahet Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës.
Në kryeqytetin Rekjavik, Rama ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin ka ndarë një foto në rrjetin social ‘Facebook’ ku ka shkruar: “Me ma t’mirin e të tanve. Rekjavik, Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës.”
Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane do të marrin pjesë në samitin e parë të Këshillit të Evropës në gati 20 vjet. Mes të pranishmëve janë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.