Me makinën plot me kanabis, arrestohen dy shqiptarët

Pas informacioneve të marra se një automjet që vinte nga kufiri shqiptaro-grek, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike, policia vendos që ta ndiqte makinën në fjalë.

Forcat greke kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit pas disa kilometrash në zonën e qytetit të Artës. Brenda mjetit janë gjetur 68 pako që përmbanin 128.5 kg marijuanë.

Operacioni ka ndodhur në rrugën “Ionia”  dhe në pranga janë vënë dy shqiptarë. Në posedim të njërit prej tyre u gjet edhe një kartë identiteti greke false, ndërkohë që ndaj tij ishte vendosur masa e ndalimit të hyrjes në shtetin grek

Ajo që bie në sy në këtë operacion është fakti se mjeti i sekuestruar është me targa shqiptare dhe ka kaluar mendohet të ketë kaluar në mënyrë legale në pikën e kalimit kufitar, ndërsa dyshohet se droga është ngarkuar brenda tij në tokën greke.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *