Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi tha se edhe pse ka marrë 9644 vota në zgjedhjet parlamentare në Serbi, mandati i tij në Kuvendin e Serbisë nuk është i sigurt.
Në një status në Facebook Kamberi kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Luginën e Preshevës, për shkak të parregullsive që janë kryer, sipas tij.
“Zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë. Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bën procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira.”– tha Kamberi.
Sipas legjislacionit zgjedhor, Republika e Serbisë përfaqëson një zonë të vetme zgjedhore. Mandatet e përfaqësuesve jepen në përpjesëtim me numrin e votave të fituara. Nëse një parti po