Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi i ka shokuar të gjithë fansat e saj me postimin e fundit në rrjetet sociale.
Ajo shfaqet e shtrirë në shtrat dhe një maskë oksigjeni në fytyrë, duke treguar se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë.
Fifi ka lënë të kuptohet se ka probleme me frymëmarrjen dhe me zërin. Nuk dihte se çfarë i ka ndodhur konkretisht këngëtares, por të gjithë janë shqetësuar.
“Kam nevojë të më rikthehet zëri im! Kam nevojë të marrë frymë!”, ka shkruar këngëtarja përmbi video.
abcnews.al
/Priza.al/