Kryeministri Rama ka takuar këtë mbrëmje Behgjet Pacollin, kompania e të cilit ka fituar tenderin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
“Me mikun tim të çmuar Behgjet Pacolli, pas një darke pune për planin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, shkruan kryeministri.
Postimin ai e ka shoqëruar dhe me një foto nga takimi, ku Rama së bashku me Pacollin ekspozojën tri shishe verë. Pas rikthimit në Tiranë pas vizitës informale në Bruksel, Rama ka shmangur në çdo dalje komentet në lidhje me vendimin e Departamentit të Shtetit, i cili shpalli ‘non grata’ Sali Berishën dhe familjen e tij.