Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique deklaroi në emisionin “The Hormiguero” në Spanjë se më mirë preferon të vdes sesa të transferohet te Real Madrid.
Mes shumë temave të ndryshme, nuk mund të mungonte edhe Lionel Messi. Ndër të tjera ai tha se Messi është më i miri në histori.
“Kur u largua Messi nga Barcelona, ishte një ditë shumë e vështirë, sepse kam ndarë dhomën e zhveshjes me të që kur isha 13 vjeç. Kemi qenë bashkë për 15 apo 16 vite. Leon e kam si vëlla. Ishte e vështirë në nivel sportiv dhe personal. Sivjet, gjërat nuk kanë nisur mirë. “Topi i Artë” ishte përfundimtar për të treguar se ai është më i miri në histori”, deklaroi Pique për Messin.
Në fund të intervistës ai foli edhe për ish shokun e skuadrës që tashmë është trajneri i klubit. Ai u shpreh se ardhja e Xavit në Barcelonë i rrit presionin dhe se nuk mund të dështoj më.
“Xavi ka vendosur rregulla si në të gjitha klubet. Rregullat janë të nevojshme dhe ne të gjithë do t’i zbatojmë ato. Ardhja e tij ma rrit presionin, sepse nuk mund ta dështoj atë. E kam pasur partner dhe ai e di se çfarë mund të jap” , tha Gerard Pique.
/Priza.al/