Pasi u infektua me Covid-19 dhe prej një mungese nga 22 dhjetori, Lionel Messi ka rifilluar stërvitjen kolektive me PSG.
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” është shprehur i lumtur që ishte kthyer në Camp des Loges.
“Më mori më shumë kohë se sa prisja për t’u bërë mirë, por pothuajse jam kthyer në rrugën e duhur dhe mezi pres të kthehem në fushë”,- ka shkruar ai në Instagram.
Ylli argjentinas, i cili ka munguar në tre ndeshjet e fundit të PSG-së, mund të kthehet në Ligue 1 të dielën, për ndeshjen ndaj Reims (20:45).
B.T (Dosja.al)
/Priza.al/