“Më mungon një botë e tërë”, Irma Libohova prek me fjalët për bashkëshortin e saj

Këngëtarja e mirënjohur Irma Libohova ishte e ftuara speciale në programin “Dola te Ola” këtë javë, ku ndër të tjera foli edhe për familjen e saj.

Irma rrëfeu për marrëdhënien që ka patur me bashkëshortin e saj të ndjerë Besnik Kaso, i cili u nda nga jeta disa vite më parë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Këngëtarja tha se nuk të mungon vetëm personi fizik, por është më shumë se kaq, “Mungon një botë e tërë. Ke një boshllëk që nuk ka gjë që e zëvendëson”.

Këngëtarja kujtoi se në çdo rast kur ishte e lodhur për shkak të punës, e cila sikurse ajo tha nuk është aq e lehtë pasi artistët kanë përgjegjësinë që të kënaqin 200 apo 500 vetë, bashkëshorti i saj i ndjerë ka qenë gjithmonë aty për ta dëgjuar dhe mbështetur.

Teksa u pyet se si është njohur me Besnikun, Irma tregoi se si fillim janë parë në një shëtitore në Tiranë dhe ajo pëlqente tek ai faktin se ai vishte rroba me ngjyra. Më pas ata janë njohur në Estradë, dhe disa kohë më vonë mësimi i frëngjishtes i bëri bashkë, nga ku lindi një dashuri e madhe.

Këngëtarja është nënë e një djali, nga i cili është bërë edhe gjyshe e një mbesë. “Ka patur gjithmonë vëmendje maksimale ndaj meje, kam edukuar një fëmijë të mirë”, u shpreh Irma për djalin e saj, ndërkohë që për dashurinë që ndjen për mbesën tha, “Nuk ka fjalë ta përshkruaj, një dashuri e pamasë”.

Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës/ Irma Libohova: E shikoja gjithmonë  prapa skenës, e adhuroja – Dosja AL

Irma Libohova, gjenia që duhej të punonte në rrobaqepësi

2 years after the death of her husband, Irma Libohova: 'I often remember,  but I always look forward' - Showbiz dhe TV

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *