Artisti i njohur shqiptar, Ylli Limani është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe hera-herës u zbulon fansave rreth jetës apo projekteve të tij.
Ylli së fundmi tërhoqi vëmendje me disa postime në InstaStory.
“Ndonjëherë më mungon, por po të harroj ngadalë”, “Për me jetu po më duhet me të harru”, ka shkruar ai sipër postimeve.
Nuk dihet nëse këto mesazhe të koduara të 26-vjeçarit kanë të bëjnë me jetën private, apo për ndonjë projekt të ri muzikor.
Sidoqoftë, kjo pritet të zbulohet ditëve në vijim pavarësisht se nuk ka dhënë detaje të tjera.
Ylli ndërkaq pas një vere të angazhuar së shpejti do të vijë edhe me këngë të reja.
/Priza.al/