Më në fund e pranoi, Genta Ismajli në pritje të ëmbël

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli ka konfirmuar me në fund lajmin se është në pritje të ëmbël.

E veshur me një fustan të gjatë të zi, ka publikuar në Instagram një video në të cilën shfaqet në krahët e partnerit të saj, Ustës me barkun e rrumbullakosur.

“Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh  kujt nga ne do t’i ngjasosh?”, shkroi artistja përkrah videos, të cilën e ka realizuar për ta pasur kujtim nga shtatzënia e parë.

Ajo nuk ka treguar ende gjininë e bebit, por burime praë saj thonë se është në pritje të binjakëve.

Ajo publikoi disa pamje nga prapaskenat e xhirimit të videos me anë të së cilës zbuloi se është në pritje të ëmbël. Disa persona iu afruan pranë makinës dhe e pyetën nëse ka ndonjë surprizë për publikun.

“Po, i kam dy”, u përgjigj këngëtarja dhe kur u pyet nëse po planifikon dasmën, ajo tha: “Po, e gjete!”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *