Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimeve në Bruskel rreth situatës në veri të vendit, ka thënë se është arritur një pikë finale dhe pritet të miratohet nga serbët, para se marrëveshja të quhet si e finalizuar.
Bislimi ka treguar për mediat e Kosovës se janë dakorduar që nga e hëna që Kosova dhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave.
Kjo ka thënë Bislimi është e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme për lëvizjen e lirë. Pika e tretë e marrëveshjes për të cilën është pajtuar Kosova është heqja e barrikadave dhe zëvëndësimi i Policisë së Kosovës me KFOR-in.
Më pas Bislimi ka thënë se 21 tetor do të themelohet edhe një grup pune i cili do të punojë specifikisht me heqjen e barrierave mes dy vendeve dhe njohjen në tërësi të tabelave të vendeve të tjera. Zevendëskryeministri kosovar ka thënë se ata nuk kanë mundur të bien dakord me Serbinë vetëm në një pikë. Serbia nuk kanë pranuar vënien e targave dhe për sa i përket automjeteve zyrtare KM.
Fjala e Blismit;
“Kemi pasur disa takime, të gjitha ishin bilaterale, me z. Lajçak, i cili pastaj ka ndërmjetësuar mes palëve. Qëllimi për ne ka qenë i qartë të arrijmë deeskalimin e të ruajmë reciprocitetin me targa. Deri tash kemi arritur te një draft final, që thuajse është dakorduar në tërësi. Ka mbetur vetëm pala serbe të jap dakordim final. Marrëveshja parasheh tri elemente. E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë. Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjedhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave brenda gjashtë muajve. Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendësohej Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohej nga pikat kufitare”
“Kemi tentuar të detyrojmë Serbinë që ti largojë procedurat për qytetarët e Kosovës që të lëvizin drejt Serbisë. Dhe mendoj qe ky ka qenë rezultati i sot, mund të themi që është një marrëveshje. Natyrisht që ne do të preferonim që mos të ketë asnjë barrierë dhe këto dy shtete sot të njohin në tërësi tabelat e vendeve tjera, ky do jetë edhe objektivi kryesor i grupit punues të cilin do ta themelojmë dhe i cili do të fillojë të takohet që nga data 21 tetor. Ne kemi dakordim për të gjitha pikat. E vetmja pikë ku pala serbe ende nuk e ka dhënë pëlqimin ka të bëjë me veturat KM për të cilat ata mendojnë që nuk do të duhet të aplikoheshin stikersat, dhe mendoj që kjo është absurde për arsye se ato janë tabela ilegale“
Të dy shtetet do të përdorin letërngjitëse të bardha për tabelat e automjeteve aplikimi i të cilave do të fillojë më 15 nëntor.