Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në facebook, se parlamenti italian ka përfshirë në projek-buxhetin për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve.
Kryeministri i shpreh mirënjohjen hologut italian Mario Draghi për këtë vendim, si dhe thekson se do të vijojë kontaktet deri në aprovimin përfundimtar të projekt-buxhetit të vitit 2022 në Itali.
“LAJM I MIRË për shqiptarët në Itali. Në vazhdën e komunikimit me qeverinë italiane dhe partitë politike për marrëveshjen e pensioneve, Parlamenti Italian ka përfshirë në projek-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në vendin mik
Vazhdojmë kontaktet deri në aprovimin përfundimtar të projekt-buxhetit 2022 dhe me këtë rast u shpreh mirënjohjen në emër të shqiptarëve në Itali, kryeministrit Mario Draghi, ministrit të jashtëm Luigi di Maio, të cilët janë angazhuar personalisht për ta zgjidhur këtë çështje kaq jetike për aq shumë shqiptarë të mirë në Italinë mike, si edhe të gjithë të tjerëve që dashamirësisht janë përfshirë në këtë përpjekje të përbashkët”, shkruan Rama.
/Priza.al/