Agjencia Evropiane e Medikamenteve miraton vaksinën anti-COVID të prodhuar nga kompania amerikane Novavax. Vendimi u morr pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të komitetit teknik të EMA duke bërë që kjo të jetë vaksina e pestë anti-COVID e autorizuar në Evropë. Aktualisht BE ka porositur 200 mln doza të kësaj vaksine.
Nuvaxovid e prodhuar nga Novavax është një vaksinë tradicionale dhe të dhënat shkencore mbi të kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE mbi efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë. Te të dyja fazat testuese, me 45 mije persona në SHBA dhe 17.312 në Britani të Madhe, kjo vaksinë ka rezultuar mesatarisht 90% efikase.
Kjo vaksinë mund të aplikohet tek personat mbi moshën 18 vjec, është e ndarë në dy doza, me diferencë 3 javore nga njëra tjetra.
/Priza.al/