Me Nevila Pjetrin në Itali gjendet edhe kufoma e një burri, arrestohet një 44 vjecar

Il Servizio Cinofili dell'Arma dei Carabinieri e gli uomini del Reparto Investigazione Scientifiche cercano la eventuale quarta valigia vicino al carcere di Sollicciano e la superstrada a Firenze, 15 Dicembre 2020. ANSA/CLAUDIO GIOVANNINIANSA/CLAUDIO GIOVANNINI

Karabinierët e Sarzanës në Itali, të angazhuar në hetimin e vrasjes së 35 vjecares shqiptare Nevila Pjetrit , e cila u gjet në një kanal kanë gjetur edhe trupin e një burri të masakruar

Për momentin policia nuk e përjashton mundësinë për lidhjen e tij me botën e prostitucionit. Bëhet me dije se si autor i dyshuar madje është arrestuar një person. Bëhet fjalë për një 44-vjeçar me banim në Aulla, me profesion artizan, të cilit iu gjet makina disa qindra metra larg trupit. Një Ford Fiesta ngjyrë gri, pa targë, brenda së cilës u gjetën të paktën dy kuti armësh dhe disa gjurmë gjaku. Hetuesit e gjurmuan atë përmes numrit të shasisë së automjetit, të hequr mbrëmë dhe të sekuestruar nga Karabinierët e Compagnia della Spezia.

ANSA lajmëron se zona ku u gjet trupi i dytë – i gjetur nga policia e komisariatit të La Spezia-s është në të njëjtën ku u gjet trupi i Navila Pjietrit, në periferi të Sarzanës. Hetuesit, sipas asaj që kanë mësuar, nuk përjashtojnë lidhje me vdekjen e gruas, e vrarë me gjasë me një të shtënë pistolete pas veshit të majtë.

“Në lidhje me ngjarjet e rënda të ndodhura në Sarzana”, për të cilat po vijojnë hetimet nga organet gjyqësore, “për forcimin e masave parandaluese në zonë”, prefekti i La Spezias ka bërë thirrje për nesër, në Sarzana në orën 11. :30, një seancë e jashtëzakonshme e Komitetit Krahinor për Rendin dhe Sigurinë Publike në të cilën ishin të ftuar të gjithë kryetarët e komunave të Val di Magra.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *