“Më ngjan më ish-in tim”, Klea Huta befasohet nga fansi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Klea Huta, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët i ka pyetur pikërisht për arsyen që ata e ndjekin në këtë rrjet social.

Njëri prej ndjekësve, ka dhënë një përgjigje epike, duke i shkruar Kleas:

“Më ngjan me ish-in tim, prandaj të ndjek.”

Klea ia ka kthyer përgjigjen me humor ndjekësit të saj: “E paske patur yll ish-in more djalë!”

Dikush e ka pyetur: “Me çfarë projekti do të shohim në ekran?”

“Mezi pres t’jua them…”, ka shkruar ajo duke mos zbuluar për çfarë bëhet fjalë.

Kujtojmë që Klea është prej disa vitesh me kantautorin Elgit Doda.

Dyshja e famshme janë prindër të një djali, që quhet Krid bëri dy vjeç para pak muajsh…


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *