Me një telefonatë 3 minutëshe, Koreja e Veriut dhe Korea e Jugut rivendosin komunikimin mes tyre!

Dy Koretë, ajo e Veriut dhe  Jugut, një vit pas bllokimit të komunikimeve mes tyre kanë vendosur për rikthimin e dialogut. Dy udhëheqësit e dy vendeve gjatë një bisede telefonike, janë angazhuar “për rikthimin e besimit dhe pajtimin”.

Sipas zyrës presidenciale të Koresë së Jugut, udhëheqësit e të dy vendeve kanë rënë dakord të rindërtojnë besimin dhe të përmirësojnë lidhjet. Një vit pas bllokimit, Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë bërë të ditur se kanë rikthyer komunikimet. Ky pajtim mes dy vendeve nënkupton edhe një angazhim për përmirësim të marrëdhënieve mes palëve.

Koreja e Veriut ndërpreu komunikimin në qershor të vitit 2020 ndërsa marrëdhëniet u acaruan pas një samiti të dështuar midis dy vendeve. Pak më vonë, Koreja e Veriut shpërtheu një zyrë kufitare ndër-koreane që ishte ndërtuar për të përmirësuar komunikimet.

Rivendosja e bisedimeve vjen pas një sërë samitesh të dështuara të organizuara nën drejtimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong Un.

Media shtetërore koreaneveriore, KCNA, ka thënë se të gjitha kanalet e brendshme koreane, do të rikthehen më 27 korrik, në përputhje me marrëveshjen e arritur në mes të Kim Jong Un-it dhe presidentit koreanojugor, Moon Jae-in. “Sipas marrëveshjes së bërë midis udhëheqësve të lartë, veriu dhe jugu morën një masë për të ri-operuar të gjitha linjat ndërlidhëse të komunikimit ndër-koreane nga ora 10:00 e dates  27 korrik. Udhëheqësit ranë dakord të bëjnë një hap të madh në rikuperimin e besimit të ndërsjellë dhe promovimin e pajtimit.

Dy homologët mësohet se kanë zhvilluar një bisedë telefonike që zgjati 3  minuta mëngjesin e së martës, konfirmon Ministria për Bashkim në Seul, e cila shton se një thirrje tjetër do të kryhej të martën pasdite dhe më pas çdo ditë.

Sipas zyrës presidenciale të Koresë së Jugut, udhëheqësit e të dy vendeve kanë rënë dakord të rindërtojnë besimin dhe të përmirësojnë lidhjet. Ata kanë shkëmbyer disa letra personale që nga Prilli, shtoi deklarata.

Lidhjet midis të dy vendeve u përmirësuan në vitin 2018, kur Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan tre herë. Por kjo u prish shpejt pas shembjes së një samiti të dytë midis Z. Kim dhe presidentit të atëhershëm të SHBA Donald Trump.

Tensionet më vonë u përkeqësuan, të nxitura nga grupe dezertuese në Jug duke dërguar propagandë përtej kufirit. Kjo përfundimisht bëri që Koreja e Veriut të ndërpresë të gjitha lidhjet e komunikimit ushtarak dhe politik, duke përfshirë një linjë të nxehtë midis udhëheqësve të tyre.

Presidenti i Koresë së Jugut kishte bërë thirrje që linja e telefonit të rikthehet dhe bisedimet synojnë shpërbërjen e programeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut. Të dy Koretë mbeten teknikisht në luftë sepse konflikti korean 1950-1953 përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje.

/Burimi: BBC/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *