“Më përgjojnë telefonin shërbimet sekrete”/ Meta: Djegia e mandateve nga opozita, vendim idiot dhe anti-shqiptar

Kreu i shtetit, Ilir Meta, tha në një intervistë për mediat se vendimi i opozitës në 16 shkurt 2019 për të djegur mandatet, është vendimi më idiot, më i çmendur, më antikushtetues dhe më antishqiptar. Meta deklaroi se ai ka qenë kundër djegies së mandateve, ndërsa shtoi se Basha dëgjoi dy diplomatë të cilët e bindën për aktin e paimagjinueshëm.

“Është vendimi më idiot, më i çmendur, më antikushtetues dhe më antishqiptar. Meta deklaroi se ai ka qenë kundër djegies së mandateve, ndërsa shtoi se Basha dëgjoi dy diplomatë të cilët e bindën për aktin e paimagjinueshëm.”- tha kreu i shtetit.

Presidenti nuk la pa përmendur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Kreu i shtetit, tha se nuk ka një vendin të zbardhur ndërsa paralajmëroi dërgimin e çështjes në Gjykatat Europiane.

“Për zgjedhjet vendore kam aktualisht vetëm një qendrim zyrtar, raportin e OSBE/ODIHR. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të zbardhur unë nuk e kam dhe nuk e ka askush. Kur të dale vendimi atëherë unë do shpreh qendrimin tim. Por mund t’ju them që mbi Gjykatën Kushtetuese ka Gjykata të tjera europiane.”-tha Meta.

“Dëgjuan vetëm dy diplomatë dhe bënë aktin e paligjshëm të dorëzimit të mandateve. Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve. Dhe për herë të parë po them që LSI ka qenë ajo që e ka penalizuar dhe dënuar Ilir Metën, duke e mbeshtetur këtë vendim të Lulzim Bashës. Dua t’i them, çdo opozitari, të çdo partie, që pas bojkotit 6 mujor të opozitës nga parlamenti, ka qenë Ilir Meta, që i ka kthyer në parlament për ndryshimet ne buxhetin e arsimit, duke qene se studentët ishin në rrugë në grevë të plotë. Kur lanë mandatet, nga Gjermania, nëpërmjet mediave atje, u kam thënë kjo është e papranueshme, opozita të bëjë një hap pas dhe qeveria dy hapa. Në mënyrë antikushtetuese opozita dorëzoi mandatet dhe qeveria bashkë me disa diplomatë, vajtën në KQZ dhe zëvendësuan listat e deputetëve në kohë rekord”, tha Meta.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se atij i përgjohet telefoni nga Shërbimet Sekrete të brendshëm dhe të huaja.

“Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin. Sigurisht s’ja thash të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur” deklaroi Meta mes të tjerash.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *