Beatrix Ramosaj është e nominuar në ‘Big Brother Vip’ ku ndodhta mund të jetë ajo që do lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme. Dujet që nga ankthi, Beatrix është zgjuar ditën e sotme paksa e mërzitur, pasi ka parë ëndrra të këqija.
Ajo ka zbuluar se ka parë ëndërr sikur Albani ishte me plumba në trup, e të vetat nuk i shikonte.Teksa ndodhej në oborr me Arbërin, ky i fundit i tha që të mos e humbë energjinë pozitive që e karakterizon. Gjithashtu ai i tha që nuk do që ajo të ndihet keq prej tij.
Pjesë nga biseda:
Beatrix: Me plumba në trup, edhe të vëllait. Të miat nuk i shikoja fare, vetëm të atij. Shumë stres. Shumë stres edhe frikë.
Arbëri: Mos e humb atë energjinë pozitive
Beatrix: Faleminderit, ishalla shkon mirë sot. Si të jetë shkruar
Arbëri: Është lojë, e di se jeni lidhur shumë shpirtërisht me të gjithë. Po jetën e kemi jashtë, këtu tregojmë një pjesë të karakterit
Beatrix: Ajo jashtë e di
Arbëri: Këtu nuk do bëheshim shok me të gjithë. Mendo gjëra të bukura, mos u fut thellë tek ato negative. Nuk dua që të ndihesh keq nga unë, nuk jam këtu të bëj njerëzit të ndihen keq.
/Priza.al/