Me propozim të Biden/ Zgjidhet Presidenti i ri i Bankës Botërore

Ajay Banga do të jetë Presidenti i ri i Bankës Botërore për pesë vitet e ardhshme. Bordi i guvernatorëve të Bankës Botërore zgjodhi ish-drejtorin ekzekutiv të Mastercard Ajay Banga, duke sjellë një ekspert financash dhe zhvillimi me origjinë indiane për të rinovuar politikat e institucionit mbi ndryshimet klimatike dhe krizat e tjera globale.

Banga, 63 vjeç, u propozua për këtë post nga Presidenti i SHBA Joe Biden në fund të shkurtit dhe ishte pretenduesi i vetëm për të zëvendësuar shefin në largim të Bankës Botërore, David Malpass. Ai fillon punën e re më 2 qershor.

Zgjedhjet erdhën pasi anëtarët e bordit të Bankës Botërore intervistuan Bangan për katër orë të hënën. 24 anëtarë të Bordit votuan pro ndërsa vetëm Rusia abstenoi.

Biden e përgëzoi Bangan për zgjedhjen e tij për të drejtuar Bankën Botërore, të cilën ai e përshkroi si një nga institucionet më të rëndësishme të njerëzimit për të ulur varfërinë dhe për të zgjeruar prosperitetin në mbarë globin.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *