Me pushime në Greqi, masakrohen nga qentë e rrugës pushuesit, 52-vjeçari dhe 3 fëmijë të mitur përfundojnë me plagë të rënda në spital

Një 52-vjeçar dhe 3 fëmijë janë sulmuar rëndë nga 15 qen ndërsa shëtisnin në Athinë. Mediat britanike shkruajnë se Danny Kapetanios, nëntë vjeç, babai Stamatis, 52 vjeç dhe kushëriri Roxy, 11 vjeç, (të gjithë me origjinë greke por banues në Angli) u masraguan nga qentë në një nga zonat e populluara të Athinës.

Teddy, nëntë vjeç, e gjeti gjithashtu veten të rrethuar nga qentë e egër, por arriti të largohej pa lëndime. Të tre të plagosurit kanë përfunduar në spital, ndërsa 52-vjeçari me plagë më të rënda, i është dashur të qëndrojë plot 6 ditë në spital.

Ai ka thënë për ‘Daily Mail’ se tashmë ndodhet në shtëpi dhe po rikuperohet.

“Përjetova frikën më të madhe të jetës sime”, thotë ai.

Sakaq, edhe pse jashtë rrezikut për jetën, dora e tij e majtë ka mbetur e paralizuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *