Më qan zemra që përjashtuan Rusinë, Ceferin: Lufta nuk është e sportistëve

Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-S, në një intervistë për të përditshmen “AS” ka folur edhe për vendimin që u mor pak ditë më parë për përjashtimin e kombëtareve dhe klubeve ruse për sezonin 2022-2023. Një vendim që do të ndryshojë në mënyrë drastike shumë situata dhe hierarki, duke vendosur edhe kalimin e tureve nga skuadra në Europë, apo duke garantuar si në rastin e Shqipërisë, që nuk do të njerë nga Liga B në Ligën e Kombeve.

Një vendim për të cilin ai ka pranuar se është marrë jo me vendosmëri të plotë, pasi mendon se sportistët rusë nuk duheshin ndëshkuar në këtë mënyrë.

“Situata është e vështirë dhe nuk mund të veprojmë ndryshe, edhe pse në një mënyrë më qan zemra për sportistët pasi kjo nuk është lufta e tyre. Nuk është e mirë që të vuajnë për një gjë të tillë. Por nga një tjetër pikëpamje, është një situatë aq e tmerrshme sa duhet të ndihmojmë. Duhet të bëjmë pjesën tonë që të përfundojë kjo çmenduri sa më parë që të jetë e mundur”, tha Çeferin.

Paralelisht me përjashtimin nga kompeticione të klubeve e kombëtareve, UEFA refuzoi kandidaturën e Rusisë për të qenë organizatore e Euro 2028 dhe 2032. Situatë për të cilën Çeferin tha se gjithsesi nuk siguronte që këto aktivitet të zhvilloheshin përkatësisht në Britaninë e Madhe dhe Itali. “Jo. Turqia deklaroi ofertën e saj si tepër 2028, ashtu edhe për 2032. Ndaj Turqia dhe Britania e Madhe me Irlandën luftojnë për Euro 2028 dhe Italia me Turqinë për Euro 2032”, theksoi Çeferin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *