“Më ra të fikët kur po bëja s*ks në mëngjes”/Aktorja e njohur habit me rrëfimin e saj

Një nga temat më të rëndësishme dhe më të përfolura, kur dikush flet për dashurinë, është marrëdhënia seksuale, por për disa ka rezultuar edhe si ngjarje me pasoja të rënda. Së fundmi aktorja e njohur amerikane, Kelly Ripa ka tronditur me rrëfimin e saj. Ajo ka shprehur se njëherë i ka rënë të fikët teksa po kryente marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj, Mark Consuelos.

51-vjeçarja e rrëfeu këtë në librin e saj “Live Wire: Long-Winded Short Stories”, që pritet të dalë në shitje në fund të këtij muaji. Kelly shkruan se ngjarja ka ndodhur në vitin 1997, 6 muaj pas lindjes së fëmijës së saj të parë. Më vonë, ajo zbuloi se kishte humbur vetëdijen për shkak të dy cisteve të mëdha që po rriteshin në vezoret e saj.

“Mendoj se seksi mund të jetë aq traumatik, e megjithatë njëri prej nesh nuk ishte plotësisht i trembur.”- shkruan ajo duke kujtuar se më pas kishte shkuar në spital, ndërsa mjekët i kishin thënë se kishte dy ciste ovariane, gjë që kishte bërë që asaj t’i binte të fikët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *