Xhelozia e Fifit ndaj Granitit duket se nuk ka und. Edhe pse ata patën një ‘sqarim’ mes tyre dhe vendosën të jenë vetëm miq, këgëtarja mesa duket nuk e pranon dot faktin se ai mund të shoqërohet me banore të tjera Brenda shtëpisë së ‘Big Brother’.
Së fundmi ai është shoqëruar me Sarah Berishën dhe me Semin, gjë e cila ka rikthyer skenat e xhelozisë mes dyshes.
“Ke filluar ti kullosësh sytë, edhe unë do t’i kullos që këtej e tutje”,- tha ajo.
Graniti u përpoq ta sqarojë se vajzat e shtëpisë i ka thjesht shoqe por kjo nuk e ka bindur mjaftueshëm këngëtaren.
“Edhe unë kam miq këtu, por unë nuk shkoj t’i puth”,- tha ajo e revoltuar.
/Priza.al/