Stilistja e njohur shqiptare, Dora Koka, ka folur së fundmi në një intervistë për eksperiencën e saj me VIP-at e njohur në të gjithë botën. Gjatë ‘Javës së Modës’ në Milano, Koka ka veshur motrat e famshme, supermodelet Gigi dhe Bella Hadid. Ajo foli edhe për takimin me motrat Hadid, duke theksuar se ato mbetën shumë të kënaqura nga puna e saj.
“Ishte një eksperiencë shumë e bukur më dha shumë kënaqësi dhe krenari. Motrat Hadid ishin shumë të kënaqura”– u shpreh stilistja.
Ndër të tjera Dora Koka nuk la pa përmendur edhe punën e saj me fustanin madhështor të Rihanna-s, madje ajo zbuloi se më shumë kapriço kanë personat e panjohur sesa ata që janë VIP-a.
“Është shumë e lehtë, ndoshta duket e paarritshme por është shumë e lehtë. Për mua që kam pasur kontakt indirekt me këto personazhe ka qenë shumë e thjeshtë shumë natyrale. Vipat e këtij niveli nuk kanë kapriço, më shumë kanë kapriço ata që janë të njohur shumë pak. Vip-ave të këtij niveli iu vjen shumë natyrale, janë shumë të thjeshtë, modestë”- u shpreh Koka.
Stilistja shqiptare ka veshur vipat ndërkombëtarë, si: Robin Williams, Rihana, John Legend Chrissy Teigen, Maria De Filipi, Letizia Casta, Wanda Nara, Bella dhe Gigi Hadid. Ajo ka gati 23 vite që punon në markat e njohura “Givenchy”, ”Armani”, “Gucci”, ”Prada” dhe “Versace”. Aktualisht ajo ka 7 vite punë për “Givenchy” në Milano.