Pas rritjes së provokimeve serbe dhe situatës së tensionuar në Kosovë, mbi 300 ushtarë britanikë do të zbarkojnë sot në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas gazetës zvicerane Le Canton27.ch, ky kontingjent, i përbërë nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire, do të qëndrojë përkohësisht deri në fund të tetorit.
Ushtarët do të kryejnë aktivitete stërvitore në bashkëpunim me trupat e tjera të KFOR-it.