“Më shumë u arrestuan për një penallti sesa për 300 kg kokainë”/ Ylli Manjani nuk e kursen ironinë: Nuk tolerojnë te futbolli

Një vit më parë SPAK nisi hetimet për një grup të strukturuar kriminal, që kryente trafik drogë. Por rezultatet e hetimit ishin të ndryshme nga ato që priteshin. Në vend të kësaj, ata zbuluan një rast korrupsioni në sistemin e drejtësisë dhe trukimin e ndeshjes Përmet-Selenicë. 6 persona ranë në prangat e policisë pas përfundimit të hetimeve, mes të cilëve dhe prokurori Hasa.

Ky lajm ka marrë vëmendjen e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Me nota ironie Manjani shkruan në rrjete sociale se më shumë persona u arrestuan për një penallti të ekipit të futbollit të Përmetit, sesa për 300 kg kokainë të kapura. Ish-ministri i referohet ngjarjes së ndodhur në Portin e Durrësit, ku policia sekuestroi 324 kg lëndë narkotike. Për drogën e kapur, policia ka arrestuar vetëm shoferin e kamionit, shtetasin Nazif Ajrofskin. Deri tani, asnjë person tjetër nuk është vendosur para drejtësisë pas aksionit të kryer.

“Teknika hetimore dhe operacionale paska qenë e zënë me futbollin e kategorisë zh.g.l…”, shkruan Manjani në llogarinë e tij në Facebook, duke treguar se organet hetimore po e përqendrojnë vëmendjen në hetime më pak të rëndësishme, duke lënë në hije ngjarjet e një përmase më të madhe, si lënda narkotike e kapur.

Postimi i Ylli Manjanit:


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *