Gazetari Bledi Mane ka publikuar një video në rrjete sociale ku shihet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke bërë një video selfie.
Në videon e bërë virale tashmë shihet qartë që Meta pozon në mënyra të ndryshme i sikletosur derisa gjen pozicionin e duhur duke lënë të kuptohet që fotot nuk janë pika e fortë e tij.
Krahas videos të publikuar, Mane e ka shoqëruar me mesazhin:
“E imagjinoni dot se sa i paaftë është edhe kur bën video për veten e tij? Ja ku e keni, shiheni vetë me sytë tuaja shtetasin I.M”, shkruan Mane.