Miliona persona sot do të kenë mundësinë të shohin eklipsin e parë diellor për këtë vit, në fundjavë.
Kujtojmë se eklipset ndodhin kur hëna kalon përballë Diellit nga një kënd i caktuar i dukshëm për Tokën.
Sakaq, ky eklips pritet të fillojë në orë 16:30 me orën lokale. Ndërsa një orë më vonë do të arrijë pamjen maksimale, në momentin që hëna është më afër qendrës së Diellit, duke u dukur si një copëz e kafshuar prej saj.
Në total, ngjarja do të zgjasë rreth një orë e gjysmë.
Si dhe më së shumti eklipsi do të jetë i dukshëm në Antarktidë dhe Oqeanin Paqësor.
Ashtu si me çdo eklips diellor, shikimi i drejtpërdrejtë i tij me sy të lirë mund të dëmtojë shikimin tuaj.
Pra, kushdo që ka fatin të jetë dëshmitar i eklipsit duhet të përdorë syze speciale mbrojtëse. Eklipsi i radhës pritet të ndodhë në tetor, i cili do të jetë i dukshëm për zonat më të populluara.