Më të paguarit në Serie A, në “top 10” janë 6 futbollistë të Juventusit, por nuk kryeson Pogba

Romelu Lukaku dhe Paul Pogba janë dy nga rikthimet më të bujshme në Serinë A, por sërish ish-lojtarët e Manchester United nuk mbajnë kryesimin për lojtarët më të paguar në Itali.

Në krye të kësaj lisë është pikërisht ai që kërkon me ngulm dhe largimin nga ky kampionat. Bëhet fjalë për Matijas De Ligt. Holandezi përfiton 10,1 milionë paund në vit me Juventusin dhe sërish nuk është i lumtur në Torino.

I dyti është sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez. Kiliani përfiton 8,4 milionë paund dhe për këtë gjë zikaltrit kërkojnë me ngulm që ta shesin. Vendin e tretë e mban një tjetër “i padëshiruar”.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Francezi duket se nuk bën pjesë në planet e Allegrit për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye dëshiron që ta shesë.

Pas tyre vijnë disa nga blerjet më të bujshme në Serinë A këtë sezon. Lukaku, Pogba, Vlahovic dhe Di Maria janë lojtarët që vijnë më pas në listë, ndërsa vendi i 8 mbahet nga Aaron Ramsey, ndërsa Lautaro me Koulibaly mbyllin renditjen, me këtë të fundit që pritet të largohet drejt Çelsit.

Shikohet që kjo listë mbizotërohet vetëm nga lojtarët e Juventusit dhe tre të Interit, ndërsa nga kampionët e Milanit nuk ndodhet asnjë.

10 Lojtaret

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *