“Më tha të hiqja rrobat”/ Profesori gjinekolog akuzohet nga studentet për ngacmime seksuale

Një profesor i Gjinekologjisë në Greqi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht disa studente gjatë ekzaminimeve gjinekologjike. Mediat greke shkruajnë se studentet kanë pretenduar sot në gjykatë se pedagogu i tyre i ka ngacmuar seksualisht duke përfituar nga pozicioni i tij.

Ai mbylli derën dhe më tha të hiqja të gjitha rrobat e mia. Isha krejtësisht lakuriq dhe ai filloi të më përkëdhelte. U ndjeva e ekspozuar, ndjeva turp të madh”, tregoi njëra prej studenteve.

Në ankesat përkatëse të studenteve, thuhet se pedagogu i thërriti ato në zyrën e tij për ekzaminime falas dhe përfitoi nga kjo situatë. Sipas tyre, ai ka kërcënuar dhe shantazhuar viktimat, në mënyrë që të heshtnin. I akuzuari për abuzim seksual në seri, është ulur në selinë e Gjykatës Penale Tre-anëtarëshe të Selanikut. Pas seancës së sotme, ajo e rradhës u shty për 12 tetor .

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *