Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora tashmë ndodhet në Tiranë e cila do të zhvillojë një koncert në datën 6 Shtator në sheshin “Skënderbej”.
Koncerti do të jetë falas për të gjithë ata qytetarë, që duan të shohin nga afër këngëtaren teksa performon. Koncerti pritet që të startojë në orën 20:00 dhe krah Rita Orës do të performojnë edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë si Ronela Hajati dhe Kida.
Këngëtarja së fundmi ka qenë në Liceun Artistik “Jordan Misja” së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, e cila ka takuar dhe ka ndarë eksperienca nga jeta dhe karriera e saj artistike me të rinjtë që ishin pjesë e takimit. Dikush e ka pyetur Ritën se si ia doli që të futet në tregun ndërkombëtar.
Ajo ka folur për vështirësitë që ka kaluar ku është ndalur edhe te paragjykimet për ngjyrën e lëkurës.
Këngëtarja shprehet se:
“Jam kosovare, vij nga një vend që quhet Shqipëri dhe në fakt është një vend i mbushur me njerëz të mrekullueshëm. Dhe ata thoshnin se: ‘Po, por lëkura juaj…lëkura juaj është pak më e errët, ti nuk ke lëkurë aq të bardhë’, dhe unë ju thashë: Çfarë? A i keni parë njerëzit që vijnë nga vendi im? Ne jemi kaq ekzotikë, ne dukemi sikur vijmë nga vende të ndryshme, ne jemi të bukur brenda dhe jashtë, jo vetëm fizikisht”.
Rita gjithnjë ka treguar se është krenare që është shqiptare dhe madje e ka thënë shpesh, ashtu sikurse u shpreh së fundmi për një revistë australiane.
“E lindur në një familje të shquar kosovaro-shqiptare në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës tashmë të pavarur, në vitin 1990, Rita Sahatçiu ishte ende foshnjë kur familja – nëna e saj, Vera, babai, Besniku dhe motra, Elena – u larguan nga shtëpia e tyre. Luftrat Ballkanike të dekadës shpërthyen. Ata kërkuan azil politik në Londër, ku Besniku bleu pijetoren ‘The Queens Arms’ në Kilburn, në Londrën Veriore”, tha ajo.