Një vajzë e vogël trupi i së cilës i ngjante asaj të një 80-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rrallë, tragjikisht ka ndërruar jetë. Rasti i ukrainases Iryna ‘Irochka’ Khimich është krahasuar me personazhin e trilluar të filmit “Benjamin Button” me aktorin Brad Pitt, i cili lind si një burrë i vjetër dhe jo me trupin e një bebeje.
10-vjeçarja tragjike Khimich ishte një artiste e talentuar që shiste pikturat e saj për të financuar trajtimin e mëtejshëm mjekësor në SHBA, dhe po planifikonte të hapte një ekspozitë në Francë kur papritur ndërroi jetë.
Iryna Khimich, vuante nga progeria, një gjendje e rrallë gjenetike që i bën fëmijët të plaken me shpejtësi të madhe. Ajo ishte fëmija i vetëm që vuante nga kjo sëmundje në vendin e saj.
Nëna e saj zemërthyer Dina, 39 vjeçe, njoftoi dje në rrjetet sociale: “Irochka ka vdekur. Zemra e saj ndaloi dje. Më vjen keq Rreze Dielli, nuk mundëm të të shpëtonim këtë herë”.
Doktorët thonin se trupi i saj plakej çdo vit sa për thuajse një dekadë.