“Më urinuan kur kërkova ujë”, dëshmi ‘bombë’ për Salih Mustafën: Më torturuan me rrymë elektrike

Një dëshmitar i mbrojtur ka deklaruar në gjyqin e Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë se ai u mbajt për 17 ditë në një stallë lopësh në fshatin Zllash, 30 kilometra në lindje të kryeqytetit të Kosovës gjatë luftës në vitin 1999.

Mediat në Kosovë shkruajnë se dëshmitari tha se e kishin rrahur deri sa ai kishte mbetur pa ndjenja dhe më pas dhunuesit e kanë dërguar në një stallë të lopëve ku e kanë keqtrajtuar për 17 netë me radhe. Ai tha se e kishin keqtrajtuar me rrymë elektrike dhe se ushtarët e UCK-se i kishin urinuar sipër në dy raste duke i thënë: ja ku e ke ujin që kërkove.

Seksualisht nuk jam abuzuar por ata kanë urinuar në mua sa kam qenë në bodrum kur kam kërkuar ujë. Erdhën 2 ushtarë dhe më rrahën më shtrinë për toke dhe më urinuan e më thanë: qe uji. Kjo ka ndodhur 2 herë,”- tha ai.

Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Ai është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë ndodhet në paraburgim në Hagë të Holandës.

Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash i cili ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës. Salih Mustafa, gjithashtu i njohur si ‘komandant Cali’, ishte komandant i njësisë gueril BIA, njësive brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *