Pas një shkëputje relativisht të gjatë mjeshtri i karikaturës politike, Bujar Kapexhiu, është rikthyer me punën e radhës.
Këtë herë tema e tij është çmontimi i Partisë Demokratike, me të gjitha mjetet e mundshme.Në karikaturë shfaqet logo e Partisë Demokratike mbi të cilën Lulzim Basha punon me vare, Enkelejd Alibeaj me trapan, Gazmend Bardhi me kazmë, kurse ambasadorja Yuri Kim duke i udhëzuar!