Me video/ Publikohet momenti i vrasjes, autori i maskuar qëllon me breshëri ndaj biznesmenit

Janë publikuar pamje nga momenti i vrasjes së biznesmenit shqiptar Marios Dhiamandis, në Greqi ditën e sotme.

Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë momentin, ku siç duket në video, një makinë shfaqet në karburantin ku ndodhej shqiptari dhe papritur shfaqet dikush nga xhami i pasëm i makinës, i maskuar dhe i armatosur dhe qëllon disa herë mbi biznesmenin, duke e lënë të vdekur në vend.

Duket qartë që objektivi ishte shqiptari. Më të ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët të tmerruar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dhiamandis rezulton i arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë.


Ai është arrestuar gjithashtu edhe për një vrasje të ndodhur në Kipseli, në Athinë në shkurt të 2010-ës. Atij i është dhënë masa “detyrim paraqitje” edhe për një ngjarje kriminale të ndodhur në ishullin e Mykonos. Dyshohet se i riu i kishte borxh disa personave një shumë prej 200.000 euro.

Mediat bëjnë me dije se dy autorët e vrasjes janë me origjinë shqiptare.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *