Aktorja e njohur amerikane Jennette McCurdy, tashmë shkrimtare dhe regjisore, ka treguar arsyen se pse i ka vendosur librit të saj titullin: “Jam e lumtur që nëna ime vdiq”. Në një intervistë për emisionin “Red Table Talk” shkrimtarja 30-vjeçare ka folur për abuzimin psikologjik që nëna biologjike i ka bërë kur ishte adoleshente. Ajo tha se marrëdhënia me nënën e saj ishte toksike. 30-vjeçarja lexoi live në emision një email që e ëma i kishte dërguar kur ajo ishte ende adoleshente.
“Më ke zhgënjyer. Ti ke qenë engjëlli im i vogël, ke qenë e përsosur, por tani nuk je tjetër gjë veçse një grua e përdalë, një k***ë. Po e konsumon veten me një gomar të neveritshëm. I pashë fotot në faqen e internetit të TMZ. Je një gënjeshtare, dyfytyrëshe dhe e ligë”,- i shkruante Debra të bijës duke iu referuar fotove të publikuara që tregonin aktoren në momente intime.
Në mesazhin e saj, vijoi duke thënë se: “Dukesh e fryrë, kuptohet po ha shume nga stresi. Ti më neverit. Nuk të kam rritur që të jesh kështu. Çfarë ndodhi me vajzën time të vogël të mirë? Ku shkoi ajo dhe kush është ky përbindësh që e zëvendësoi? Je përbindësh i shëmtuar tani.”
Në fund të email-it e ëma i jepte urdhër duke i thënë: “Dërgo para për frigorifer të ri. Ai që kemi u prish”. Janet McCurdy pohoi gjithashtu se nëna e detyronte të bënte dush me një nga vëllezërit më të mëdhenj kur ajo ishte vetëm 11 vjeç. Nëna e artistes është ndarë nga jeta në vitin 2013, pasi vuante nga kanceri, ndërsa para se ajo të ndërronte jetë marrëdhënia e tyre ishte e ftohtë.