Modelja e njohur Paris Hilton pretendon se ajo është abuzuar seksualisht ndërsa ndiqte shkollën Provo Canyon, shkollë dhe konvikt në Utah ku ajo kaloi një vit si adoleshente. Në një video të New York Times-it, Hilton tregoi përvojën e saj duke u rrëfyer për herë të parë.
“Shumë vonë, natën (kjo do të ishte rreth orës 3 ose 4 të mëngjesit) ata na merrnin mua dhe vajzat e tjera në këtë dhomë dhe bënin ekzaminime mjekësore,” pohoi Hilton. “Por ishte një mjek. Ishin disa anëtarë të ndryshëm të stafit, ku ata do të na vendosnin të shtriheshim në tavolinë dhe të fusnin gishtat brenda nesh. Nuk e kuptoja se çfarë po bënin, por definitivisht nuk ishte një mjek.”
Së bashku me abuzimin e dyshuar seksual, ajo gjithashtu ka thënë më parë se ishte abuzuar fizikisht dhe mendërisht gjatë kohës që ka qëndruar atje.
Hilton ndau përvojën e saj për artikullin e titulluar “A mund të dënosh problemet e shëndetit mendor të një fëmije?” së bashku me një numër pjesëmarrësish të tjerë që u dërguan në ambiente të ngjashme trajtimi si adoleshente. “Ishte vërtet e frikshme dhe është diçka që e kisha bllokuar me të vërtetë për shumë vite”, shtoi ajo. “Por po kthehet gjatë gjithë kohës tani dhe unë mendoj për këtë. Duke kthyer kokën pas si një person i rritur, kjo ishte padyshim abuzim seksual.”
Ajo tregoi detaje në një postim në ‘Twitter’ teksa shkruante: “E privuar nga gjumi dhe me mjekim të rëndë, nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. U detyrova të shtrihesha në një tavolinë, të hapja këmbët dhe t’i nënshtrohesha ‘provimeve’ të qafës së mitrës. Unë qava ndërsa ata më mbanin me zor dhe më thonin: Jo! Hesht. Rrini të qeta”.
Hilton foli fillimisht për përvojën e saj në shkollën Provo Canyon në dokumentarin Originals “This Is Paris”. Ajo akuzoi anëtarët e stafit për abuzim emocional, fizik dhe psikologjik ndaj saj përmes sulmit verbal. Ajo gjithashtu pohoi se vëzhgoheshin gjatë kohës që përdornin tualetin apo bënin dush. Vitin e kaluar, Hilton u paraqit në një gjykatë për të dëshmuar kundër shkollës Provo Canyon.
“Kjo ishte një përvojë e përsëritur jo vetëm për mua, por për të mbijetuarit e tjerë,” shtoi ajo në Twitter. “Më kanë dhunuar dhe po qaj teksa e shkruaj këtë sepse askush, veçanërisht një fëmijë, nuk duhet të abuzohet seksualisht. Më vodhën fëmijërinë time dhe më vret kjo që po u ndodh akoma fëmijëve të tjerë të pafajshëm.”