Tmerrohet Kreta nga 62-vjeçari shqiptar/ Greku e vodhi 2 herë, ai i preu veshin me sëpatë, por gjykata vendos…

Një 62-vjeçar shqiptar, i cili qëlloi me sëpatë fqinjin e tij grek, ka dy javë kohë për të kërkuar falje. Sipas mediave greke, shqiptari ka dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndaj dhe i është dhënë më shumë kohë për të kërkuar falje.

Shqiptari, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, u shpreh para togave të zeza se greku e kishte grabitur 2 herë, ndaj dhe e kishte qëlluar.

Si pasojë e sulmit me sëpatë nga shqiptari, i riu grek pësoi dëme të rënda në kokë dhe në vesh.

Ndërkohë që mediat greke nuk kanë zbuluar asnjë detaj tjetër lidhur me shqiptarin, i cili tashmë ndodhet pas hekurave të burgut.

/Priza.al/

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *