‘Me zjarrin nuk bëhet shaka’/ Ministri i Brendshëm mbledhje me krerët e policisë dhe një paralajmërim për zjarrvënësit: Do përballeni…

Ardi Veliu, Tonin Vocaj dhe Engjëll Agaçi, kanë zhvilloar sot një takim në Ministrinë e Brendshme me ministrin Bledi Çuçi. Takimi mendohet se kishte në fokus kontrollin e territorit dhe për hetimin e zjarrvënësve.

Akutalisht Shqipëria është “zaptuar” nga flakët që janë përhapur në çdo cep të sajë. Dyshohet se në disa vatra, zjarrëvënia mund të jetë e qëllimshme, mirëpo shkak janë dhe temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin dhe jo vetëm.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, më pas ka paralajmëruar të gjithë autorët e zjarrvënieve në vend, se do të përballen me ligjin.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministri Çuçi deklaron se, me zjarrin nuk luhet dhe as nuk bëhet shaka.

“Do të përballen me ligjin të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër do të shkaktojnë zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre. Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka, prandaj apeloj për t’u treguar të kujdesshëm në çdo moment”,- shkruan ministri Çuçi në postimin e tij.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *