“Më zure ngushtë me këtë pyetje”/ Gazetarja shqiptare vë në siklet Erdoganin

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan kanë zhvilluar pasditen e sotme një konferencë të përbashkët për shtyp pasi nënshkruan 7 marrëveshjet e bashkëpunimit midis vendeve.

Njëra nga gazetaret e pyeti Erdoganin se cila ishte arsyeja e kësaj miqësie me Ramën dhe se si do ja shpërblente Rama të gjitha të mirat që Turqia po bën për vendin tonë. Pas kësaj pyetjeje Erdogani tha se e kishte vënë shumë në siklet dhe se nuk dinte se si ti përgjigjej.

“Ah ç’më bëre me këtë pyetje, në Turqi sidomos në futboll thonë më zure ngushtë, megjithatë nuk më ke zënë ngushtë sepse miqësia dhe rregullat e vëllazërisë janë të ndryshme, brenda ka marrëdhënie dypalëshe që varen nga të drejta e detyrime.

Por kjo është një marrëdhënie që lidhet sipas rregullave të vëllazërisë. Ne po e bëjmë me vepra historike, çdo gjë bazuar në vëllazëri. Kështu do vazhdojmë ndërtimet e restaurimet e reja, dhe mos kërkoni asgjë poshtë kësaj. Ne jemi vëllezër,” tha Erdogan.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *