Peshëngritësi shqiptar Briken Çalja ka kaluar me sukses testin anti-doping. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në Facebook.
Ai shkruan se ndihet i lumtur që këto teste treguan vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të Peshëngritjes.
“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes. Testet anti-doping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit.
Jam jashtëzakonisht im lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat. Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh.”, shkroi Çalja.
/Priza.al/