Shqipëria është renditur nga “The Irish News” si një nga destinacionet më të përballueshme dhe atraktive për pushime në vitin 2025.
Sipas artikullit, ky vend ofron plazhe më të qeta, pikat e fshehura dhe çmime më të ulëta në krahasim me Italinë.
Turistët mund të shijojnë bukuritë natyrore, si Parkun Kombëtar të Valbonës dhe Rivierën Shqiptare, ndërkohë që një udhëtim tetëditor mund të kushtojë nga 911 paund për person, përveç fluturimeve.