Mediat izraelite raportojnë se lideri i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, mund të jetë vrarë gjatë një sulmi, megjithatë nuk ka ende konfirmim zyrtar.
Qeveria izraelite po heton informacionin, ndërsa një burim i afërt thekson se ka pasur raste të kaluara kur ai është zhdukur dhe më pas u rishfaq.
Sinwar, arkitekti i sulmit më shkatërrues ndaj Izraelit në dekada, ka qëndruar i fshehur në Gaza. Ndërkohë, forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) bombarduan një kompleks shkolle në kampin e refugjatëve Nuseirat, duke shkaktuar të paktën pesë të vdekur në Bregun Perëndimor.
IDF pretendon se sulmi kishte si target terroristët e Hamasit, të cilët kishin përdorur shkollën për planifikimin e sulmeve.