Media në zi! Sëmundja e rëndë i merr jetën gazetares dhe radiopërkthyeses së Radio Tirana International

Një sëmundje e rëndë i ka marrë jetën një tjetër emri me peshë në median shqiptare. Dashuri Murati e cila ka dhënë një kontribut të çmuar ndër vite, ka mbyllur sytë përgjithmonë dje, ndërsa humbi betejën me një sëmundje. Një prej emrave më të njohur të Radio Tirana International, Dashuri Murati, u shua në moshën 68 vjeçare.

Znj. Murati filloi punën në Radio Tirana International në vitin 1976, në seksionin e gjuhës turke.

Që prej atij viti, e derisa doli në pension, znj. Murati ishte një prej njerëzve me përgjegjësi të lartë dhe sa e sa herë është shfaqur në takime zyrtare të delegacioneve të nivelit të lartë mes dy vendeve.

Dashuri Murati, bashkëshortja e diplomatit Shaban Murati, kujtohet nga kolegët e saj në RTSH për profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e lartë. Rrugën e ndjekur nga ajo mes gazetarësh e pasoi i biri, Erl Murati, që sot mban detyrën e kryeredaktorit të Gazeta Shqiptare.

Dashuri Murati ka fituar respektin e të gjithë kolegëve dhe dëgjuesve të saj gjatë punës dhe aktivitetit të saj të gjithanshëm në historinë e programeve të Radio Tiranës në gjuhën turke dhe më gjerë.

Stafi i “Priza.al” ngushëllon për ndarjen nga jeta të bashkëshortes dhe nënës, diplomatin Shaban Murati si dhe gazetarin dhe mikun tonë Erl Murati për këtë humbje të madhe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *